Getafe i shkakton disfatën e parë Valencias, humb shansin për t’iu afruar Barcelonës (VIDEO)

Valencia nuk arriti të shfrytëzojë hapin fals të Barcelonës, teksa humbi 1:0 në transfertën e sotshme ndaj Getafes. Është kjo disfata e parë për skuadrën nga Mestalja gjatë këtij sezoni, edhe pse pjesën më të madhe skuadra e drejtuar nga Marcelinjo e luajti me një futbollistë më shumë në fushë.

Getafe mbeti me 10 futbollistë që nga minuta e 25, teksa Arambarri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Valencia luajti një lojë të ngadaltë, me pak mundësi shënimi. Vendasit ndërkohë ishin më të qartë në lojën e tyre, ndërsa golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënuan në minutën e 66-të me anë të Bergara.

Valencia edhe përkundër kësaj disfate vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë, me 31 pikë 5 më pak se Barcelona që dje barazoi në “Kamp Nou” me Selta Vigon, 2:2.

 

Leave a Reply