Behar Feta i Voska Sport flet si pjesë e Maqedonisë U21! Shpresat e vendit nesër luajnë me Qipron

Golashënuesi më i mirë i skuadrës së Voska Sport, Behar Feta është grumbulluar me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, skuadër kjo që nesër do të zhvillojë një miqësore kundër ekipit kombëtar të Qipros U21, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti shkupjan në prag të këtij takimi ka folur për faqen zyrtare të Voska Sport, ku ka njoftuar për atmosferën në skuadër dhe ndeshjen që i pret nesër.

“Fillimisht dua të thëm se jam shumë i kënaqur që kam marrë ftesë nga ana e seleksionuesit të U21, Dragan Kanatallarovski. Është një gjë pozitive personalisht për mua, por edhe për vetë klubin e Voska Sport”.

“Në ekip mbizotëron një atmosferë  e shkëlqyeshme, ku që të gjithë mesi e presim duelin me Qipron. Mund të them se jemi maksimalisht të përgatitur për të dhënë më të mirën nga vetja në këtë ndeshje, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore. Besoj se nëse ju çojmë në vend instrikcionet e trajnerit, nga kjo ndeshje do të dalim kokëlartë”. – është shprehur Behar Feta.

Përveç Behar Feta, pjesë e ekipit U21 të Maqedonisë nga rradhët e Voska Sport, është edhe portieri Ivan Nikolovski.

Kujtojmë Maqedonia U21 përveç ndeshjes me Qipron, me datë 22 nëntor po në tokën qipriote do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, këtë herë ndaj moshatarëve të Serbisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply