Kthimi i legjendave në përfaqësuesen e Maqedonisë (FOTO)

Me ardhjen e Muamed Sejdinit po fryejnë errëra të reja në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Kjo shihet nga delegacioni që sot ka udhëtuar drejt Lubjanës për të ndjekur ndeshjen e raundit të dytë të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020 ndërmjet Sllovenisë dhe Maqedonisë.

Përveç këshillit drejtues, me ekspeditën e Maqedonisë udhëtuan edhe ish legjendat si Dragan Kanatllarovski, Nexhmedin Memedi e Zoran Boshkovski – Çoko, futbollistë këta që ishin pjesë e asaj ndeshje të parë të Maqedonisë kundër Sllovenisë të zhvilluar në Kranj, e që ishte fituar nga përfaqësuesja e vendit tonë me rezultatin 1:4.

Që nga ajo ndeshje kanë kaluar më shumë se 25 vite, ndërsa sa i përket takimit të fundit të këtyre dy kombëtareve, ishte Sllovenia ajo që me 23 mars të vitit 2016 fitonte Maqedoninë me rezultatin minimal 1:0.

 

 

Leave a Reply