Aro Muriç foli për fyerjet raciste dhe golin e parë të pranuar (VIDEO)

Kosova të enjten në mbrëmje u mposht nga Çekia, ndërsa portieri Aro Muriç e pranoi se kundërshtari i tyre ishte më i mirë në këtë ndeshje, ndërsa ai gjithashtu foli edhe për fyerjet racore dhe golin e parë të pranuar.

“Sonte Çekia ishin të mirë dhe bënë presion të lartë. E kishin vetëbesimin dhe na shkaktuan probleme”, – u shpreh fillimisht Aro Muriç.

“Nuk e pash topin në golin e parë, pasi lojtarët i kisha para meje. Tifozët çekë më kanë thënë gjëra raciste. Unë i dëgjova ata dhe reagova si një profesionist. Nuk kam dëgjuar asgjë çfarë thanë ata”, ka shtuar më tej gardiani ynë.

Kosova me këtë disfatë ka humbur shansin që të kualifikohet përmes eliminatoreve në “Euro 2020”, por kanë shansin që të kualifikohen në Kampionatin e ardhshëm Europian përmes Ligës së Kombeve, aty ku me datë 20 mars do të luajnë ndeshjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Leave a Reply