Pep Guardiola largohet nga Mançester Siti!?

Pep Guardiola mund të largohet nga Mançester Siti. Zërat për një largim të këtillë ka shtuar një deklaratë e vetë Guardiolas se në të ardhmen mund të stërvisë një skuadër të Serie A, teksa ekziston edhe mundësia e rikthimit te Bajerni i Munihut në fund të sezonit.

Guardiola me Sitin ka kontratë deri në vitin 2021 dhe rinovimi vështirë që të ndodhë. Familja nuk ndihet mirë në Mançester dhe është pikërisht ajo që po e shtyen Guardiolën që të rikthehet në Spanjë.

Një koment për të ardhmen e trajnerit të njohur ka dhënë agjenti i tij, Josep Maria Orobitg, i cili në një intervistë për “Goal.com” tha:  “Në futboll asgjë nuk është e sigurt. Fola me Pep të mërkurën e kaluar dhe asgjë nuk ka asnjë ndryshim. Ai ndihet mirë te Mançester Siti dhe po ashtu edhe në qytet. Ka kontratë deri në vitin 2021. Askush përveç shtypit nuk më ka kontaktuar mua dhe trajnerin“.

Guardiola pjesë e Mançester Sitit është që nga vera e vitit 2016-të, ndërsa brenda periudhës 3-vjeçare ai ka fituar 5 tituj me “citizens”, dy tituj kampion, 2 herë ka fituar Liga Kupën e Anglisë dhe një herë trofeun e Fa Kupës.

Leave a Reply