U21, anulohet takimi Ishujt Faroe-Maqedoni!

Ndeshja eliminatore ndërmjet Ishujve Faroe dhe Maqedonisë U21 është anuluar për shkak të fushës së ngrirë në stadiumin “Torsvulur” në Torshavn. Dueli për xhiron e 5-të të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2021 duhej të zhvillohej sot nga ora 18:00, por kushtet e këqija në fushën e stadiumit nuk lejuan që të luhet takimi.

Pas mbledhjes së delegatit të sfidës me arbitrat dhe personat zyrtar nga të dyja federatat është konfirmuar se ndeshja shtyhet dhe e njejta është përcaktuar të luhet në muajin qershor të vitit 2020.

 

Leave a Reply