ZYRTARE, argjentinasi Maskerano rikthehet në vendlindje

Havier Maskerano ka vendosur të rikthehet të luaj në vendlindje, duke pranuar që të bëhet pjesë e skuadrës së Estudiantes.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës që aktualisht luan në kampionatin kinez me ekipin e Hebei China Fortune, ka arritur akordin me skuadrën argjentinase, të cilës pritet ti bashkohet gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi i Estudiantes në faqen e tyre zyrtare.

Në të kaluarën e tij, mbrojtësi argjentinas ka arritur të fitoi gjithçka me Barcelonën

dhe Liverpullin.

Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur te River Plejt, ndërsa tani rikthehet sërish në Argjentinë, por këtë herë për të veshur fanellën e Estudiantes.

Leave a Reply