Gol “shou” në “Kamp Nou”, Messi prezantoi “Topin e Artë” dhe morri me vete edhe një tjetër (VIDEO)

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona ka shënuar fitore 5:2 ndaj Majorkës në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.

Lionel Messi para të pranishmëve në “Kamp Nou” fillilmisht prezantoi “Topin e Artë” të fituar ditë më parë, ndërsa pas 90-të minutave lojë me vete morri edhe një top tjetër, ashtu siç e don tradita pas çdo “tripletë” të realizuar.

Argjentinasi shënoi në minutat 17, 41 dhe 83, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Antuan Grizman (7’) dhe Luis Suarez (43’), që realizoi edhe golin më të bukur të ndeshjes.

Në anën tjetër te Majorka me dy gola u dallua kroati Ante Budimir, që realizoi nga një gol në secilën pjesë.

Falë kësaj fitore, Barcelona rikthehet sërish në krye të tabelës së klasifikimit me 34 pikë, po aq sa ka edhe Reali i Madridit në pozitën e dytë, teksa Majorka me 14 pikë mban pozitën e 17-të.

Leave a Reply