“Shvercerat” ndezën Shkupin në 30 vjetorin e tyre (VIDEO)

Grupi i tifozëve “Shvercerat” sonte në qendër të Shkupit kanë festuar 30-vjetorin e themelimit të tyre me flakadane dhe këngë shqipe në mes të Shkupit, duke paralajmëruar festën e vërtetët në ndeshjen e nesërme kundër Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.

Festat e tyre filluan kah fundi i muajit nëntor, kur fillimisht në Teatrin kombëtar prezantuan një dokumentar të shkurtër lidhur me themelimin e tyre dhe peripetitë që kishin, që më pas festën e paralajmëruar me 27 nëntor ta anulojnë në shenjë respekti ndaj viktimave në Shqipëri që humbën jetët e tyre pas tërmetit që kaploi vendin tonë fqinjë.

E gjithë kjo bëri që krerët e këtij grupi të vendosin që festën kryesore ta zhvendosin për ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë kundër Makedonija GJ.P., teksa sonte flakadanet e ndezura në qendër të Shkupit ishin vetëm si paralajmërim për festën e madhe që pritet të ndodhë nesër në stadiumin e Çairit.

Leave a Reply