Xhoshua fiton revanshin me Ruiz

Anthony Joshua ka fituar me pikë në revanshin ndaj Andy Ruiz që është zhvilluar në Arabinë Saudite dhe është kthyer kampion bote i peshave të rënda me vendim unanim 118-110, 119-109, 119-109.

Anglezi ka përdorur një strategji të suksesshme duke mos rrezikuar thuajse në asnjë moment ndaj Ruiz. Anthony Joshua ka bërë një ndeshje të zgjuar, duke i qëndruar larg kundërshtarit dhe duke përdorur të majtën për ta mbajtur në distancë. Ruiz e ka pasur shumë të vështirë t’i afrohet, por sa herë që ka qenë në gjendje ta godasë ka treguar se sa i rrezikshëm që është. Strategjia e zgjedhur nga Joshua i ka dhënë toren me pikë, ai ka arritur ta godasë më shumë kundërshtarin, duke u goditur më pak vetë.

Anglezi e ka kapur edhe dy apo tri herë meksikanin, por Ruiz nuk i kanë bërë shumë përshtypje ato grushte që duken tepër të fuqishme.

Joshua rikthehet fitimtar pas disfatës befasuese qershorin e kaluar.

Leave a Reply