Tri klube angleze në ndjekje të turkut Demiral

Shumë skuadra të mëdha evropiane dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral.

Pas interesimit të skuadrës së Milanit, pas Demiralit janë vënë edhe top klubet angleze si Arsenali, Mançester Junajtedi dhe Totenahmi.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, drejtuesit e Totenhamit kanë filluar kontaktet e para me agjentin e 21-vjeçarit, i cili nuk ka hapësirë të mjaftueshme tek klubi torinez, pas ardhjes së De Ligt.

Turku është paraqitur vetëm një herë këtë edicion me fanellën e skuadrës kampione  të Italisë, edhe atë në ndeshjen kampionale kundër Veronas të fituar 2:1.

Leave a Reply