Distria Krasniqi e artë në Qingdao të Kinës

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Qingdao të Kinës, duke e mposhtur në finae me Ippon, mongolezen Narantsetseg Ganbaatar.

Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -48 kilogramë, duke shënuar katër fitore. Në Masters marrin pjesë 32 garuesit më të mirë në kategori.

Medalistja e bronztë e botës e mbylli këtë vit me medaljen e artë, si dhe me 1800 pikë të fituara për normën Olimpike Tokio 2020. Xhudistja jonë kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit. Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë.

Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nënkampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut.

Nesër në tapet do të fdali edhe Akil Gjakova në kategorinë -73 kilogramë.

Leave a Reply