Kosovë-Shqipëri, ja në cilinTV mund ti ndiqni shpresat shqiptare

Pas vëllazërores të para disa ditëve midis Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan, sot këto dy përfaqësuese të një kombi do të luajnë sërish, mirëpo kësaj rradhe duke zbritur në fushën në Prishtinë me ekipet e U21, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për grupin 3 eliminatorë për kualifikim në Europianin e vitit të ardhshëm.

Kjo ndeshje do të transmetohet edhe nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ndërsa e njëjta starton në ora 19:00.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shqipëri, “kuqezinjtë” e Alban Bushit kishin shënuar fitore 2:1, ndërsa një fitore tjetër sonte do mbante gjallë shpresat e tyre për atë pozitë të dytë në grup, që më pas përmes ndeshjes së balotazhit të shpresojnë kualifikimin në Europian.

Pas 8 xhirove të para Shqipëria renditet në pozitën e 3-të me 11 pikë, 4 më pak se Austria e vendit të dytë, ndërkohë Kosova me 9 pikë mban pozitën e katërt në renditje.

Leave a Reply