Plotësohen 24 kombëtaret dhe grupet e EURO 2021

Maqedonia e Veriut, Skocia, Sllovakia dhe Hungaria kanë shënuar fitore në finalet e “play off-it” të Ligës së Kombeve, duke siguruar biletat e fundit për në EURO 2020 (21).

Më këtë mënyrë u mësuan të gjitha 24 kombëtaret që do të përballen mes vete në EURO 2020 (21), ndërsa tashmë janë plotësuar edhe grupet.

Grupi A

Në grupin A bëjnë pjesë 4 kombëtare të forta, ku spikasin emrat e Italisë, Zvicrës dhe Turqisë, ndërsa Uellsi do të kërkojë befasinë.

Grupi B

Në këtë grup favorit është Belgjika, ndërsa aty janë edhe Danimarka, Finlanda dhe Rusia, që do të luftojnë për pozitën e dytë.

Grupi C

Maqedonia që siguroi biletën mbrëmë vonë pas fitores së madhe në Tbilisi ndaja Gjeorgjisë, do të jetë në grup me Austrinë, Holandën dhe Ukrainën. Maqedonia do të debutojë kundër Austrisë me 13 qershor të vitit të ardhshëm, ndërkohë do e mbyll me ndeshjen kundër Holandës me 21 qershor.

Grupi D

Ky grup sjell derbin britanik, pasi Anglia do të jetë përballë Skocisë, që mbrëmë eliminoi Serbinë, ndërsa aty janë edhe Kroacia dhe Çekia, dy kombëtare të respektuara.

Grupi E

Në këtë grup bënë pjesë një ndër kombëtaret favorite për tu kurorëzuar me titullin e kampionit, Spanja, ndërsa gjithashtu do luajnë edhe Suedia, Slovenia dhe Polonia, 3 kombëtare që me shumë gjasa do të luftojnë për atë pozitë të dytë.

Grupi F

Grupi “F” llogaritet si grupi i ferrit, duke pasur parasysh emrat e kombëtareve që bëjnë pjesë në këtë grup. Mjaftojnë të përmenden Gjermania, Franca dhe Portugalia, që pritet të luftojnë për ato dy pozita të para, derisa Hungaria pritet të luaj rolin e viktimës.

Kujtojmë Europiani i vitit të ardhshëm starton me 11 qershor dhe i njëjti do të zgjas deri me 11 korrik, kur në program do të jetë edhe finalja e madhe, që do të zhvillohet në stadiumin “Uembli” në Londër të Anglisë.

Leave a Reply