Emini flet për problemet me Kukësin: Do të nis ankimim në FSHF por dhe në FIFA

Nuk dihet se cili do të jetë fundi, por mes Kukësit dhe Izair Eminit shanset për të bashkëpunuar në vijim janë shumë të vogla, pasi tashmë nuk ka më asnjë lloj dëshire nga ana e sulmuesit tetovarë për të qenë pjesë e kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Kukësi ka depozituar  kontratën e re, ndërkohë që tetovari qartazi e thotë që nuk e ka firmosur. Të njëjtën gjë thonë edhe Nijas Lena dhe Enea Koliçi.

“U mundova si burrat të ndahem miqësisht, por ata nuk duan. Nuk kam asnjë zgjidhje tjetër veçse të vazhdojmë procese gjyqësore. Do të nis ankimim dhe në FSHF, por dhe në FIFA” – tha Emini.

“Kukësin unë e kam respektuar deri në fund. Unë nuk jam budalla, pasi po ta kisha firmosur unë atë kontratë nuk do të kërkoja të iki prej atje. Ua kam bërë të qartë se nuk është puna te lekët, por te çështja familjare, sepse nuk dua të shkatërroj familjen. Në fund të fundit do të lë futbollin që të ndihmoj familjen time”, – ka deklaruar Emini për “Sport Ekspres”.

Leave a Reply