Sejdini: Të gjitha paregullsitë në duelin Vardari-Shkëndija do të dënohen sipas rregullores

Derbi Vardari-Shkëndija në xhiron e fundit të gjysmësezonit në elitën e futbollit vendor solli jo pak polemika pas përfundimit të këtij takimi që u mbyll me barazim 2:2. Kampionët në fuqi nga Tetova një ditë më pas dolën me komunikatë, duke reaguar për referimin dhe disa parregullsi sipas tyre që ndodhen në 90-të minuta lojë në “Todor Proeski”.

Nga Fedeata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, për këtë çështje ka folur presidenti i këtij institucioni, Muamed Sejdini, që sipas tij të gjitha paregullsitë do të dënohen.

“Si për çdo ndeshje tjetër edhe kësaj radhe për duelin Vardari-Shkëndija,  Federata e Futbollit të Maqedonisë do ta respektojë maksimalisht rregulloren. Dihet që Komisioni për Gara pranë FFM-së, pas process verbalit të ndeshjes në fjalë, e ka hedhur Vardarin në Komision Disciplinor dhe këta të fundit kanë ngritur procedurë disiplinore për të gjitha ngjarjet në këtë takim, parregullsitë, sharrjet në bazë nacionale, sjelljet e pahijshme, hudhja e fishekzjarreve në terren e kështu me radhë”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Leave a Reply