E konfirmon edhe numri një i FFM-së, Sejdini. Ndeshja Maqedoni e V.-Kosovë do të zhvillohet në Shkup

Ndeshja gjysëmfinale e Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Këtë për TVM2 e konfirmoi sot kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini.

Edhe përkundër thashethemeve të shumta se ky duel mund të zhvillohet në Strumicë, megjithatë, i njëjti tashmë ka marrë edhe aminin e numrit një të futbollit vendor dhe do të zhvillohet në stadiumin më të madh në vend, që i plotëson të gjitha kushtet dhe ku të gjithë presim atë ditë të fitojë futbolli.

“Gjysëmfinalja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Ne punojmë për tu kënaqur të gjitha, pasi mbi të gjitha, futbolli luhet për spektatorët, për ata që do të vijnë ta ndjekin atë ndeshje” – deklaroi Sejdini.

Ndeshja e shumëpritur midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet me datë 26 mars, ndërsa fituesi nga ky duel në finalen e madhe të Ligës “D” të Kombeve do të përballet me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Bjellorusi-Gjeorgji.

Leave a Reply