Ramos: Është pozitive të marrësh pikë në “Kamp Nou”, na u mohuan dy penallti!

Barcelona dhe Real Madridi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në përballjen e parë të tyre në këtë sezon. Pas takimit të luajtur në “Kamp Nou”, nga radhët e madrilenëve ka folur kapiteni Sergio Ramos, i cili nuk ka kërsyer akuzat për mospërdorimin e VAR gjatë dy rastave ku Reali pretendonte penallti.

“Ishte një Real Madrid i madh. Kur nuk fiton nuk mund të jesh i kënaqur, por të marrësh pikë këtu është gjithmonë pozitive. Sot kam parë një Real Madrid të madh me shumë personalitet, në një fushë të komplikuar. Ua vodhëm topin, u krijuam shumë probleme. Kishte shumë pak gabime dhe ky është rezultati përfundimtar. E kontrolluam mjaft mirë lojën, kishim më shumë raste se ata. Nuk është e lehtë t’i heqësh kontrollin e topit Barcelonës. Doli mirë strategjia që t’i bënim presing të lartë e t’i hiqnim topin. Po kalojmë një periudhë të mirë dhe tani jemi mirë edhe fizikisht. Më vjen keq që po mbyllet viti se nuk deshëm të ndaleshim në këtë moment. Penalltitë ndaj Varane në pjesën e parë? I pamë në pushimin e ndeshjes dhe shihen qartë, të dyja javë penallti, por tashmë nuk mund të ndryshohet. VAR është për të ndihmuar, por kishim fat të keq. Ndonjëherë tjetër do të na takojë ne të shkaktojmë penallti dhe nuk do të rishikohet”, tha Ramos duke qeshur.

Leave a Reply