Vjen largimi i parë nga rradhët e Akademia Pandev

Sulmuesi serb Marko Rajkoviç nuk është më pjesë e Akademia Pandev, drejtuesit e së cilës skuadër pranuan kërkesën e sulmuesit serb për ndërprerjen e bashkëpunimit, që zgjati vetëm 6 muaj.

27-vjeçari Rajkoviç te Akademia Pandev u transferua gjatë muajit korrik nga rradhët e Sileksit, ndërsa me fanellën e skuadrës nga Strumica regjistroi 14 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.

Po aq gola, shtatëlarti Rajkoviç kishte realizuar edhe me fanellën e Sileksit në 18 ndeshje, ndërsa mbetet të shihet nëse i njëjti do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit tonë vendor, apo ndoshta do të transferohet në ndonjë kampionat tjetër.

Leave a Reply