Ronaldo “fluturoi” dhe fitoren Juves i’a siguroi (VIDEO)

Juventusi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme 2:1 si mysafir ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Juve humbiste në dy ndeshjet e fundit në “Marasi”, mirëpo sonte “biankonerët” arritën që të ndërpresin këtë seri negative, duke shtuar 3 pikë të reja në konton e tyre, me të cilat sërish janë të vetmuar në krye të tabelës së klasifikimit, kuptohet deri në zhvillimin e takimeve tjera.


Paulo Dybala kaloi në avantazh mysafirët në minutën e 19-të, derisa për vendasit e Sampdorias shënoi Xhanluka Karpari, i cili në të 34-tën barazoi shifrat në 1:1. Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi Kristiano Ronaldo në minutën e 45-të u shndërrua në heroin e “Zonjës së Vjetër”, duke shënuar një super gol me kokë, pasi bëri një kërcim fenomenal.

Falë kësaj fitore, Juventusi tashmë numëron 42 pikë, 3 më shumë se Interi i vendit të dytë, teksa Sampdoria me 15 pikë renditet në pozitën e 17-të.

Leave a Reply