Rashica, diamanti i Kosovës, që pritet të mbush sërish arkat e Vushtrrisë

Milot Rashica është njëri ndër emrat më të përfolur për një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të janarit. Ylli i Kosovës është bërë cak i disa klubeve në Premierligën angleze dhe në “Serinë A” italiane, shkruan “Gazetasheshi.com”.

Aktualisht vlera e Milot Rashicës në tregun e transferimeve sipas “transfermarkt”, faqes së specializuar për futbollistë, është plot 35 milionë euro.

Nëse reprezentuesi i Kosovës do të ndryshojë ambient në këtë afat kalimtar atëherë njëri ndër klubet që do të përfitojë më së shumti është edhe ish klubi i tij, FC Vushtrria.

Ish-kampionëve të Kosovës i’u takojnë 0,5% të totalit të çdo transferimit që bën Rashica dhe në këtë mënyrë do ti mbushte arkat për gati 2 milionë euro.

Klubi nga Vushtrria  do ti inkasonte hiç më pak se 1,750,000 euro.

Dy vite më parë kur Rashica u transferua nga skuadra holandeze e Viteshes te Verder Bremeni për 7 milionë euro, klubi i Vushtrrisë përfitoi 350 mijë euro.

Leave a Reply