Ramos “turpërohet” në stërvitjen e Realit në “Telekom Arena” (VIDEO)

Real Madridi mbrëmë në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup  zhvilloi stërvitjen zyrtare para ndeshjes së sontme kundër Mançester  Junajtedit, e vlefshme për Superkupën e Europës.

Kapiteni i “mbretërve” Serhio Ramos është “turpëruar” në stërvitje, pasi në një tentativë për të goditur topin nga distnaca, ai një gjë të tillë bëri shumë keq, duke dërguar topin në tribuna, ndërsa videoja e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale.

Të pranishmit filluan të qeshin dhe të tallen me kapitenin e Realit, i cili sonte pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore në mbrojtjen e “mbretërve”.

Ndeshja Real Madrid – Mançester Junajted në “Telekom Arena” starton në ora 20:45.

El lamentable disparo de Sergio Ramos

⚽ Cómo mandar una asistencia de Zidane a las nubes ☁☁😂 Por Sergio Ramos 😂

Публикувахте от Goal España в 8 август 2017 г.

Leave a Reply