Lajmi që bën krenarë të gjithë shqiptarët në “Telekom Arena” (FOTO)

Për momentin në kryeqendrën tonë në stadiumin “Telekom Arena” po zhvillohet një ndër ndeshjet më të mëdha evropiane, SuperKupa e Evropës, ku mejdanin po ndajnë Reali i Madridit dhe Mançester Junajtedi.

Impianti më i bukur në vendin tonë është i stërmbushur, ndërsa në të nuk mund të mungojnë edhe tifozët shqiptarë.

“Real Madrid Club Albania” kanë shpalosur flamurin e tyre në shkallët e stadiumit, në mbështetje të kampionëve të Europës, mirëpo sigurisht se në shkallët e stadiumit ka edhe tifoz të tjerë shqiptarë që po bëjnë tifo edhe për Mançester  Junajtedin.

Rezultati momental pas 25 minutave lojë flet në favor të Realit të Madridit, që kaloi në epërsi me golin e shënuar nga ana Kasemiros në minutën e 24-të.

Leave a Reply