Reali dhe Siti në “luftë” për yllin e PSZH-së

Paris Sen Zhermeni mund të humbasë një nga liderët e mbrojtjes në merkaton e verës. Fjala është për brazilianin Markinjos, i cili tashmë 6 vite me rradhë është pjesë e parisienëve.

25-vjeçari ka nevojë për një impuls tjetër në karrierën e tij dhe interesimi për të nuk mungon.

Dy skuadrat gjigande, Real Madridi dhe Mançester Siti janë dy klubet që e kërkojnë brazilianin. Pep Guardiola e sheh si lojtar të rëndësishëm për formacionin e tij që po vuan në mbrojtje, derisa te Markinjos sheh partnerin ideal të spanjollit Laporte në qendër të mbrojtjes.

Spanjollët në krahun tjetër po mendojnë për të ardhmen dhe duhet të gjejnë zëvendësuesin e kapitenit Serhio Ramos. Drejtuesit e Realit nuk janë të shqetësuar vetëm për zëvendësimin e kapitenit të tyre, por edhe mbrojtësi Rafael Varane ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Leave a Reply