Historia e dhimbshme e yllit të Junajtedit! Shiste cigare dhe telefona rrugëve…

Mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Erik Bejlli ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë si shumica e futbollistëve që vijnë nga Afrika ka qenë i varfër, ndërsa nevoja për të ushqyer familjen atë e kishte shyrë që të shesë edhe cigare dhe telefona nëpër rrugë, vetëm e vetëm për të mbijetuar.

Ai këtë rrëfim e ka zbuluar para mediave angleze, aty ku edhe luan sot, duke mbrojtur ngjyrat e një ndër skuadrave më të mira në Botë, Mançester Junajted, te e cila skuadër u transferua nga Viljareali për një shumë prej 30 milion euro.

“Kur firmosa kontratën e parë në Spanjë me Viljarealin, të gjithë ishin të lumtur. Kishim një jetë shumë të vështirë. Babai sa po e kuptoi këtë shkoi në kuzhinë për të gatuar pulën. Kam kaluar 18 muaj te Viljareali para se të nënshkruaja me Junajtedin”.

“Gjithçka u kthye në favorin tim. Kam shitur cigare dhe telefona para se të transferohem në Spanjë. Tani luaj për një nga klubet më të mëdha në botë. Unë jam i njohur në vendin tim”, – ka thënë Bejlli, për të cilin është ky viti i tretë që luan me “Djajtë e Kuq”.

Leave a Reply