Përveç transferimeve, Milani po mendon edhe për rinovime

Përveç emrave të rinj në skuadër, Milani po mendon edhe për ato që ka në gjirin e saj, e me të cilit dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin.

Kësisoj në kampin “kuqezi” kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës së Xhiakomo Bonaventuras, për shërbimet e të cilit interes kanë shprehur Fiorentina dhe Napoli.

Mesfushori nuk ka asnjë dyshim dhe dëshiron të qëndrojë me kuqezinjtë, me një dëshirë për të rinovuar kontratën e tij aktuale. 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Bonaventuras, i cili nuk dëshiron që të arrijë në muajin shkurt me të ardhmen e tij të paqartë.

Leave a Reply