Valon Behrami rikthehet në “Serie A”!

Valon Behrami shumë shpejtë pritet të bëhet me skuadër të re. Mesfushori nga Kosova është lojtar i lirë që prej shkëputjes së marrëveshjes me klubin elitar zviceran, Sion, ndërsa zërat e fundit që vijnë nga Italia, thonë se Behrami do ti bashkohet Xhenoas.

Gazetari i mirënjohur Xhianluka di Marcio raporton se shumë shpejt mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

“Serie A” për Behramin nuk është ndonjë kampionat i panjohur, kjo pasi shqiptari me origjinë nga Mitrovica ka luajtur në mbi 206 ndeshje me Hellas Veronan, Xhenoan, Lacion, Fiorentinën, Napolin dhe Udinesen.

Behrami veçmë ka filluar stërvitjet me skuadrën e Xhenoas, aty ku do të gjejë sërish kapitenin e përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev, me të cilin bashkë kishin luajtur te Lacio.

Leave a Reply