Shkëlzen Gashi rikthehet në Zvicër

Ish reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, pjesë e asaj gjenerate të artë që shkroi historinë e “kuqezinjëve”, duke luajtur në Euro 2016-të, ka vendosur të rikthehet në futbollin zviceran, aty ku edhe krijoi emër, shkruan “infOSport.mk”.

Gashi së fundmi ishte pjesë e futbollit amerikan, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Kolorado Rapids, ndërsa skuadra e tij e re, e vjetër do të jetë Arau, që garon në ligën e dytë zviceriane.

Për Gashin do të jetë kjo hera e tretë gjatë karrierës që do të veshë fanellën e Arau, për të cilën skuadër kishte luajtur edhe gjatë vitit 2011 dhe 2012.

Ndryshe karriera e tij në tokën zviceriane kishte nisur me ekipin e Cyrihut, ndërkohë kulmin e tij e arriti me fanellën e Bazelit (2014-2016), kur edhe ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Përveç ekipeve të lartëpërmendura, Cyrih, Arau dhe Bazel, Shkëlzen Gashi në Zvicër, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Shafhauzen, Belincona, Ksamaks dhe Grashopers. Në elitën e futbollit zvicerian, 31-vjeçari Gashi numëron plotë 144 ndeshje dhe 53 gola të shënuar, ndërsa në ligën e dytë ka të zhvilluara 57 ndeshje, duke regjistruar edhe 25 gola dhe 19 asistime, transmeton “infOSport.mk”.

Gashi me Araun ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

Leave a Reply