Ibra habit me numrin e ri, e mbante një kampion i vërtetë i Milanit

Zlatan Ibrahimoviç vitin 2020 do ta nis me Milanin në “Serie A”, që njëherit do të jetë edhe qëndrimi i tij i dytë te skuadra e njohur italiane.

Ai pasi firmosi kontratën me drejtuesit “kuqezi”, vendosi të prezantojë edhe numrin me të cilin do të luaj këtë herë te Milani.

Suedezi 38-vjeçar kishte zgjedhur №21, të cilin nuk e kishte mbajtur asnjëherë më parë. Ai herën e parë kur luante te Milani (2010-2012), kishte veshur fanellën me numër 11-të, ndërsa vlen të theksohet se numrin e tij të ri, te Milani për një kohë të gjatë e mbante një kampion si Andrea Pirlo.

Ndryshe gjatë karrierës së tij të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave si Malmo, Ajaks, Inter, Juventus, Barcelona, Paris Sen Zhermen, Mançester Junajted, Los Anxheles Galaksi dhe te kombëtarja suedeze, Ibrahimoviç kishte veshur fanellat me numër 8 9,10,18 dhe 49.

Leave a Reply