Rekordmeni Messi! I pari në të gjitha aspektet

Barcelona sezonin 2017/2018 e mbylli me dy trofe të fituar, La Ligën dhe Kupën e Mbretit, ndërkaq dështoi vetëm në Ligën e Kampionëve.

Për këto suksese të arritura, pa dyshim se më meritori ishte Lionel Messi, i cili pati një sezon të frikshëm dhe ishte i pakonkurrencë në kampionatin spanjoll.

Argjentinasi u shpall golashënuesi më i mirë me 34 gola e 12 asistime, mirëpo Messi nuk u ndal me kaq.

Ai krijoi 87 raste për gol, bëri 185 driblime, 197 goditje në portat kundërshtare, shënoi më së shumti gola jashtë zonës, 8 sosh si dhe ishte numër një edhe për gola nga goditjet e lira, ku realizoi 6 gola, një më shumë se Enis Bardhi i Levantes.

Të gjitha këto, e bëjnë 30 vjeçarin futbollistin më të mirë të sezonit në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa njëkohësisht Leo Messi është edhe golashënuesi më i mirë në Europë.

Leave a Reply