Futbollisti i Arsenalit theret me thikë në një qendër tregtare në Milano

Futbollisti i Arsenalit, Pablo Mari, i cili aktualisht luan në formë huazimi te skuadra italiane e Monca, është njëri ndër 6 personat e therrur në një qendër tregtare afër Milanos.

Nga ky sulm një person ka mbetur i vdekur dhe bëhet fjalë për një person të punësuar në qendrën tregtare.

Sulmuesi rreth moshës 46-vjeçare goditi me thikë njerëz në mënyrë të rastësishme gjersa tashmë është arrestuar.

Policia tha se nuk ishte një sulm terrorist gjersa thuhet se ishte i sëmurë mendor.

Leave a Reply