Selmani: Kërkojmë tri pikët edhe ndaj Serbisë

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të përballet me Serbinë në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e 2019-të. Kjo përballje cilësohet më vendimtare për renditjen e grupit, me Serbinë që shihet më favorite, ndërsa nga tabori i Maqedonisë kërkojnë që në këtë përballje të zhvillojnë një lojë të mirë në terren dhe të dalin me tri pikë.

“Ne të gjithë përgatitemi për fitore, për tre pikët e radhës. Te ndeshja e kaluar kundër Armenisë, fituam 3:0 si mysafir dhe ajo ndeshje na dha shumë vetëbesim. Tash përgatitemi dalëngadalë për ndeshjen e radhës kundër Serbisë, që normalisht shkojmë për tre pikë dhe shpresojmë se do i fitojmë”.  – është shprehur për televizionin Alsat-M, futbollisti i Shpresave, Remzifaik Selmani.

Maqedonia ndeshjen me Serbinë e zhvillon të premten në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së me fillim në orën 15:00.

Leave a Reply