Tronditet Bota e futbollit, humb jetën futbollisti 23-vjeçar i Gingamp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Francë, pasi futbollisti i Guingamp, Nathael Julan, është ndarë nga jeta pas një aksidenti të rëndë me makinë.

Lajmin për vdekjen e 23 vjeçarit e publikoi faqja zyrtare e Gingamp, pjesë e së cilës është që nga janari i vitit 2018-të, mirëpo që në dy raste ishte huazuar te skuadrat si Le Havre dhe Valensien.

Në Ligue 1, Nathael Julan, numëronte 10 ndeshje dhe asnjë gol  të shënuar, ndërsa në kuadër të Ligue 2, i njëjti në 53 ndeshje kishte shënuar 9 gola.

Ndryshe aksidenti në të cilin u përfshi Julan kishte ndodhur në rrugën Pordic, në qytetin e Saint-Breuc.

Leave a Reply