Dy largime të mëdha nga Shkëndija!!!

Merkatoja e janarit nuk ka filluar ende zyrtarisht në futbollin vendor, megjithatë kanë filluar zërat për afrimet, apo edhe largimet e mundshme. Shkëndija transferimin e parë për stinorin pranveror e bëri që muaj më parë, kur vendosi të nënshkruajë me mbrojtësin e krahut të djathtë, Ardin Dallku, ndryshe vëllai i ish reprezentuesit të Shqipërisë, Armend Dallku, ndërsa gjithashtu thuhet të ketë bërë kontaktet e para edhe me një ish reprezentues të Shqipërisë, Valon Ahmedi.

Megjithatë, te Shkëndija po mendohet edhe për largime, madje mjaft  të bujshme. Fjala është për mbrojtësin Egzon Bejtullai dhe mesfushorin difenziv, Zeni Husmani.

Ky i fundit nuk kënaqi aspak me paraqitjet e tij me fanellën e Shkëndijës, e që realisht ishin shumë të pakta. Ai ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje gjatë stinorit vjeshtorë e fanellën “kuqezi”, edhe atë në shumicën e rasteve duke u inkuadruar në lojë si zëvendësues. Kjo është edhe arsyeja që drejtuesit e Shkëndijës dëshirojnë të shkëpusin kontratën me 29-vjeçarin Husmani, i cili te skuadra kampione e vendit erdhi nga rradhët e skuadrës turke të Giresunspor.

Ndërkohë sa i përket Egzon Bejtullait, këtë të fundit si duket e joshin mijëra eurot e shumta që vijnë nga një skuadër kineze, megjithatë dëshira e futbollistit për të qëndruar në Europë mund të jetë vendimtare, ndërsa vlen të ceket se edhe ofertat nga Europa nuk mungojnë për një ndër mbrojtësit më të mirë në vend.

Në adresë të tij tashmë kanë trokitur skuadra nga Turqia, Hungaria dhe Polonia, duke mos harruar këtu edhe Shkëndijën, që pritet të josh futbollistin me një pagë të majme, që do i ndryshonte mendje për të vazhduar kontratën me “kuqezinjtë”.

Leave a Reply