Diçka po zihet, menaxheri shqiptarë Beadini bashkë me menaxherin e njohur, Andy Bara

Janari erdhi, ndërsa ky muaj tashmë njihet si muaji i transferimit të futbollistëve. Ndërsa kur gazetarët shohin dy, apo tre menaxherë së bashku, apo edhe menaxher – futbollistë, kjo bënë që ata menjëherë të shkruajnë dhe të kërkojnë qëllimin e takimit, apo edhe të transferimit eventual.

I tillë është rasti edhe me menaxherin e njohur shqiptarë, Berg Beadini, i cili është parë në një takim në Zagreb, bashkë me një ndër menaxherët më të njohur europian, Andy Bara, i cili ka në pronësi një ndër futbollistët më të mirë të Dinamo Zagrebit, Dani Olmo, i cili shumë lehtë mund të ndodhë që gjatë kësaj merkatoje të janarit të transferohet te Barcelona.

Mirëpo cili ishte qëllimi i takimit të Berg Beadinit, me menaxherin kroat, Andy Bara? “infOSport.mk”, mëson se kjo dyshe është duke punuar në transferimin e njërit prej futbollistëve nga Maqedonia në Europë, emri i të cilit pritet të bëhet i njohur shumë shpejtë….

Leave a Reply