Zekirja Ramadani flet për fazën e parë të përgatitjeve të FC Shkupit

FC Shkupi vazhdon fazën përgatitore në Shkup, ndërsa lidhur me rrjedhën e tyre për faqen zyrtare të klubit nga Çairi ka folur vetë trajneri Zekirja Ramadani. Ai ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, ndërsa nga dita në ditë ekipi po shton ritmin e punës.

“Jemi të kënaqur që deri më tani ka shkuar gjithçka në rrugë të mirë, nuk kemi të lënduar dhe skuadra ka arritur të kap një ritëm më të lartë të përgatitjeve, që sigurisht do shtohet edhe më shumë me fazën e dytë. Sa i përket ndeshjes ndaj Dritës, ne do të bëjmë dy ekipe që do të luajnë nga 45 minuta. Dëshiroj që tu jap shansin që të gjithë futbollistëve të luajnë. Tani më e kam përmendur se në punën që po bëjmë është aspekti kryesor ngarkesa fizike, nga e cila mund të përfitojmë edhe në duelin e parë kundër Dritës. Qëllimi ynë kryesor do jetë që të kemi posedimin e topit”, ka thënë trajneri i FC Shkupit, Zekirja Ramadani.

Trajneri i “bardhekaltërve” që nesër do të ketë mundësinë të shoh gjithë këtë punë që ka bërë me futbollistët e tij që nga 6 qershori me përballjen miqësore kundër Dritës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply