Harri Kejn heroi i Anglisë (VIDEO)

Sulmuesi i Totenhamit, Harri Kejn ka shpëtuar nderin e Anglisë me golin e tij në shtesën e sfidës ndaj Tunizisë, duke i dhënë suksesin 2:1 britanikëve të drejtuar nga Garet Sauthgejt. Edhe pse mendohej se anglezët nuk do të kenë probleme për të arritur deri tek fitorja, një gjë të tillë e arritën me shumë mund, pasi golin e fitores Anglia e gjeti vetëm në minutat shtesë të takimit.

Anglezët e filluan ndeshjen me vrull, duke krijuar shumë raste për shënim e duke gjetur shpejt avantazhin, që në minutën e 12 me Harri Kejn, ndërsa pak çaste më vonë edhe portieri i Tunizisë u desh të largohej nga fusha i dëmtuar.

Tunizia e gjeti golin e barazimit në minutën e 35-të me anë të Ferijani Sassi, gol ky që ishte valid deri në minutat shtesë të takimit, kur sërish në skenë doli Harri Kejn, i cili ishte në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë e për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij.

Leave a Reply