Tre gabime të “napolitanëve” e ndihmuan Interin për të fituar në “San Paolo” pas 22 viteve (VIDEO)

Interi e ka filluar me këmbë të mbarë vitin 2020. Sonte të besuarit e trajnerit Antonio Konte i dhanë fund serisë së zezë të ndeshjeve në “San Paolo”, aty ku për herë të fundit kishin fituar në vitin 1997.

Romelo Lukaku në minutën e 14-të dhe të 33-të shënoi dy golat e parë për Interin, për të cilën skuadër gjatë pjesës së dytë shënoi edhe Lautaro Martinez (62’),ndërkohë golin  e vetëm për Napolin e realizoi sulmuesi Arkadiush Milik në minutën e 39-të.

“Napolitanët” mund të fajësojnë vetëm veten për këtë disfatë, pasi që të tre golat e “ziklatërve” erdhën pas gabimeve të tyre individuale.

Leave a Reply