E bujshme, Llapi prezanton gardianin italian, Nava

KF Llapi i Tahir Batatinas ka prezantuar përforcimin më të bujshëm deri në këto momente në futbollin elitar të Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Podujeva ka arritur marrëveshje me gardianin italian, 22-vjeçarin, Xhiakomo Nava, i cili te Llapi vjen si agjent i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Riminit.

Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur te Sampdoria, ku arriti edhe deri në ekipin e parë, mirëpo duke mos arritur që të luaj në ndonjë ndeshje të “Serie A”.

Ai gjatë karrierës së tij numëron 143 paraqitje, prej tyre ka 43 ndeshje pa gol të pranuar, ndërsa vlen të theksohet se gjitha këto ndeshje i ka bërë në ligat e ulëta italiane, duke qenë pjesë e skuadrave si Lentigione, Lecco dhe së fundmi Rimini.

Nava i cili llogaritej si një ndër talentët e gjeneratës së tij, ku ka të regjistruar edhe një paraqitje me kombëtaren U15 të Italisë, me Llapin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2021.

Ndryshe Nava është përforcimi i katërt i Llapit në këtë afat kalimtarë të dimrit, pasi paraprakisht skuadra nga Podujeva kishte nënshkruar edhe me sulmuesin Jasmin Raboshta, mbrojtësin e krahut të majtë, Nertil Hoxha dhe mesfushorin e qendrës, Atdhe Grajqevci, të cilët tashmë janë vënë nënurdhërat e trajnerit Batatina, që dje kishte grumbullimin e parë të skuadrës.

Leave a Reply