Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në Botë ku dominon Liverpulli

Është bërë publike ajo që do të ishte skuadra më e shtrenjtë në botë që do të kishte çmim total prej 1.21 miliard sterlina, ose 1.42 miliard euro.

Observatori i Futbollit CIES e ka bërë listën prej 166 lojtarëve më të shtrenjtë në planet, ndërsa “The Sun” e ka bërë formacionin më të shtrenjtë në bazë të lojtarëve më të shtrenjtë në pozitat e tyre.

Në këtë formacion marrin pjesë katër lojtarë anglezë, me ç’rast Trent Alexander-Arnold (93.9 milionë funte/110.6 milionë euro) është mbrojtësi i djathtë më i shtrenjtë, derisa shoqërohet nga James Maddison (95.5 milionë funte/112.5 milionë euro) dhe Dele Alli (81.2 milionë funte/95.7 milionë euro) në mesfushë, si edhe nga Raheem Sterling (190.1 milionë funte) në fazën ofensive.

Sa u përket klubeve, prin Liverpooli me pesë lojtarë në këtë formacion. Alisson (74.4 milionë funte) është portieri më i shtrenjtë mbrojtja përbëhet nga Alexander-Arnold, Virgil van Dijk (78.8 milionë funte/93 milionë euro) dhe Andreë Robertson (65.4 milionë funte), derisa në fazën e sulmit është Mohamed Salah (148.8 milionë funte/175 milionë euro).

Lojtari më i shtrenjtë në këtë njëmbëdhjetësh është Kylian Mbappe (226.2 milionë funte/266.5 milionë euro) Clement Lenglet (68.1 milionë funte/80 milionë euro) dhe Rodri (84.8 milionë funte/100 milionë euro) e kompletojnë formacionin.

Leave a Reply