Bashkohen vëllezërit Hasan, Sumeri i bashkohet vëllait të madh Sunajit te Labunishti!

Gjatë stinorit vjeshtorë ishin kundërshtarë, mirëpo fati deshi që vitin 2020 dhe stinorin pranveror ta presin në një skuadër të njëjtë. Fjala është për vëllezërit Hasan, Sunajin dhe Sumerin, dy shkupjan që do të luajnë te ekipi i Labunishtit, njofton “infOSport.mk”.

Vëllai më i madh, Sunaji skuadrës nga Struga iu bashkua verën e vitit të kalular, ndërsa tashmë bashkë me atë do të luaj edhe vëllai më i vogël, Sumeri, të cilin gjatë stinorit vjeshtorë e kishte kundërshtarë, në ndeshjen që Labunishti i tij e zhvilloi kundër Vardarit të Forinës.

“Ndjenja të luash kundër vëllaut ishte e papërshkrueshme, pasi ne ishim gjithmonë në duele të njëpasnjëshme, duke pasur parasysh se ai luan si sulmues, e unë mbrojtës. Më kujtohet në atë ndeshje vërtetë kishim shumë duele, mirëpo të gjitha ishin në nivel të ‘fair-play-it’. Sunaji doli fitues në të dyja përballjet, madje në ndeshjen e dytë në Gostivar arriti të shënojë. Në ato momente kisha ndjenja të përziera, pasi në njërën anë skuadra ime pësoi gol, por në anën tjetër shihja vëllain duke festuar” – u shprej vëllai më i vogël, Sumeri, i cili te Labunishti do të luaj në formë huazimi 6 muajt e ardhshëm nga rradhët e Rabotniçkit.

Ai është i lumtur që do të luaj te Labunishti, për më tepër që tashmë si shok skuadre do të ketë edhe vëllain, Sunajin, i cili në stinorin vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më të dalluar te  skuadra strugane. Kjo do të jetë hera e parë që vëllezërit Hasan, do të luajnë në një skuadër të njëjtë.

“Po, kjo është hera parë që do luajmë bashkë me Sunajin në një skuadër. Vërtetë është një ndjenjë shumë e mirë për mua që do kem vëllaun më të madh bashkëlojtar dhe ku do mundemi bashkë ti tregojmë vlerat tona. Shpresoj që në fund bashkë të ndihmojmë Labunishtin në arritjen e objektivave që ka, e që si çdo vit, ashtu edhe këtë herë janë plasmani në Lilgën e Parë” – përfundoi Sumer Hasan, një talent 19-vjeçar, i cili karrierën e tij, njëjtë sikurse edhe vëllai më i madh, Sunaji e kishin nisur te FC Shkupi.

Leave a Reply