Dardan Miftari pjesë e stafit teknik të Struga Trim Lum

Dardan Miftari, i cili tashmë kryen detyrën e trajnerit të portierëve, prej sot edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e stafit teknik të Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Ai së fundmi ishte pjesë e stafit teknik të FC Shkupit, nga e cila skuadër u nda gjatë muajit korrik të vitit që lamë pas, ndërsa tashmë do të punojë në një staf mjaft profesionist, që udhëhiqet nga kryetrajneri, Jeton Beqiri.

Do të jetë kjo eksperienca e dytë e Miftarit në rolin e trajnerit të portierëve, ndërsa sa i përket karrierës së tij aktive, si shumica e shkupjanëve, edhe ai e kishte nisur karrierën te FC Shkupi, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte qenë pjesë e futbollit kosovar dhe atij zviceran.

Leave a Reply