Si mund të ndalet Messi? Korea i Atl.Madrid i sinqertë: Nuk i’a kam idenë!

Sonte Atletiko Madridi dhe Barcelona do të zhvillojnë gjysmëfinalen e dytë të SuperKupës së Spanjës, teksa skuadra fituese do të përballej me Realin e Madridit në finalen e madhe që në program është me datë 12 janar.

Para këtij takimi shumë të rëndësishëm ka folur edhe mbrojtësi i “jorganxhinjëve”, Anhel Korea, i cili doli të jetë shumë i sinqertë në pyetjen e gazetarëve, se si mund të ndalet Messi?

“Të gjithë e bëjnë këtë pyetje që prej momentit kur ai debutoi. Nuk ja kam idenë, nuk ka një përgjigje për këtë pyetje. Leo nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë, por edhe një person fantastik. Në kombëtare është gjithmonë i qetë dhe nuk përton t’u japë këshilla lojtarëve të rinj”, – është shprehur Korea.

Ndeshja midis Atletiko Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet në Arabinë Saudite në stadiumin “King Abdullah Sports City” me fillim në ora 20:00.

Leave a Reply