Tabela e klasifikimit që nga 1992 në Premierligë, Mançester Junajtedi i pari!

Kur bëhet fjalë për titujt në Premierligën angleze, atëherë padyshim se të gjithëve na shkon mendja te Mançester Junajtedi, skuadër kjo që rezulton të jetë skuadra më e trofeshme dhe me më shumë pikë në këtë kompeticion.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar 13 tituj nën drejtimin e teknikut skocez ‘Sir’ Aleks Ferguson, por që nga pensionimi i tij në vitin 2013, ata nuk arritën më të fitonin asnjëherë këtë garë.

Madje, që nga viti 2013, ata nuk ishin asnjëherë në garë për titull, por gjithmonë duke luftuar për pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërkohë që rivalët e tyre kanë avansuar tej mase.

Kushërinjtë e tyre të Mançester Sitit kanë fituar tre tituj të tjerë në Premierligë nga viti 2013, ndërsa Çelzi ka triumfuar dy herë gjatë kësaj periudhe.

Leçester Siti i Klaudio Ranierit mahniti botën duke fituar titullin kampion në edicioni e paharrueshëm 2015/16.

Por, megjithatë Mançester Junajtedi vazhdon të jetë skuadra me më shumë pikë të grumbulluara në historinë e Premierligës, prej ku se e njëjta është emëruar me këtë emër nga viti 1992, megjithëse avantazhi i tyre i pikëve ndaj ndjekjesve të tjerë është zvogëluar vitet e fundit.

Aston Villa dhe Blekbërn Rovers ishin dy rivalët e parë të Junajtedit në vitet 94/95, por në këtë mes hyri Arsenali që në vitin 1998 fitoi titullin e parë të kompeticionit në Premierligë, dhe është fantastike të mendosh që ata tashmë janë në vendin e dytë sa i përket mbledhjes së pikëve në këtë garë që nga viti i largët 1992.

‘Topçinjtë’ me Arsen Venger në krye kanë fituar tre tituj kampion (në vitet 1998, 2002 dhe 2004) dhe kanë qenë pjesëmarrës të rregullt të “Top 4” deri në edicionet e fundit.

Skuadra tjetër londineze nga “Stemford Brixh”, Çelzi është afruar ndjeshëm pas epokës së Roman Abramoviç.

“Blutë” e Londrës me matnjanin rus kanë fituar 5 tituj kampio, dhe janë në pozitën e tretë sa i përket mbledhjes së pikëve duke lënë prapa ekipet si Liverpull, Totenham dhe një ekip surprizë si Evertoni.

Pavarësisht se Siti ka fituar 4 tituj kampioni në dekadën e fundit, ata gjenden në pozitën e shtatë sa i përket pikëve të fituar nga viti 1992.

“Qytetarët” ndiqen nga Njukasëll Junajted, Aston Villa dhe Uest Ham në renditjen e përgjithshme tabelare të pikëve, ndërkohë pavarësisht titullit kampion në vitin 2016-të, Leçester Siti mbetet prapa skuadrave si Lids Junajted, Midëlzbrou, Sanderlend dhe Fulham.

Leave a Reply