Nexhmi Rexhepi transferohet te Pelisteri

Mesfushori 19 vjeçar Nexhmi Rexhepi i ka dhënë fund aventurës së tij te Labunishti, duke vendosur që të rikthehet te Pelisteri, njofton “infOSport.mk”.

Rexhepi pjesë e Labunishtit ishte për dy vite e gjysmë, ndërsa brenda kësaj periudhe ai shënoi edhe 6 gola.

Nexhmi Rexhepi gol ndaj Kadinos

Goli i 19-të vjeçarit Nexhmi Rexhepi, i dyti për Labunishtin në ndeshjen e sotme të javës së 10-të kundër Kadino-s, në të cilën ndeshje skuadra strugane në fund shënoi fitore të thellë 6:2.

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 26 октомври 2019 г.

Ndryshe Rexhepi është me origjinë nga Prespa, ndërsa hapat e parë me futbollin i kishte bërë pikërisht te Pelisteri, ku kishte kaluar thuajse të gjitha grupmoshat. Në kërkimin e sfidave të reja, ai vite më parë pranoi ofertën e Labunishtit, ndërsa tashmë është koha që cilësitë e tij ti tregoj te skuadra që i dha shumë, Pelisteri.

Nexhmiu te një ndër skuadrat më të njohura në vend do të bashkohet me Ysni Ismailin, një tjetër shqiptarë që me mjaft sukses mbron ngjyrat e skuadrës nga qyteti i Alfabetit shqiptarë.

Leave a Reply