Fazlagiç shënon për Zhilinën ndaj ish ekipit të mbrojtësit të ri të Shkëndijës, Krivak (VIDEO)

Janari është muaji ku shumë skuadra europiane zhvillojnë përgatitjet në prag të stinorit pranveror në kampionatet e tyre përkatëse. I tillë është rasti edhe me ekipin e Zhilinës nga Sllovakia, pjesë e së cilës janë edhe dy ish futbollistët e Shkëndijës, Besir Demiri dhe Enis Fazlagiç, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy ishin titullarë në ndeshjen e fundit të skuadrës së tyre të zhvilluar të martën përballë ekipit sllovak të Podbrezova, pjesë e së cilës vite më parë ishte edhe mbrojtësi i ri i Shkëndijës, Jan Krivak.

Zhilina në fund shënoi fitore 6:0, ndërsa golin e parë e realizoi Enis Fazlagiç, i cili po zhvillon sezonin e tij të dytë të skuadra e njohur sllovake. Ndërkohë në anën tjetër Demiri po zhvillon vetëm sezonin e tij të parë, ku vlen të theksohet se gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët  më standard te Zhilina, duke regjistruar 17 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.

Leave a Reply