Berisha: I lumtur të jem te Struga Trim Lum, drejtuesit besuan te unë

Mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha ka hapur faqe të re në karrierën e tij. Vetëm disa orë pasi u nda me Dritën e Gjilanit, shtatëlarti u prezantua si përforcim i madh për Struga Trim&Lum. Pas firmosjes dhe prezantimit, Berisha ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re.

“Jam i lumtur që firmos me FC Struga Trim&Lum dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë faqe të re në karrierën time. Vij në një skuadër ambicioze, me trajner cilësorë dhe me sponsor shumë serioz. Vendimtar për të ardhur këtu ishte besimi që manifestuan drejtuesit e klubit dhe stafi teknik dhe insistimi i tyre për të më ofruar në skuadër. Premtoj maksimumin tim për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat”, deklaroi ekskluzivisht për Sportmania mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha.

Публикувахте от Sportmania в Петък, 17 януари 2020 г.

Leave a Reply