Holland çmendi Bundesligën që në debutim! (VIDEO)

Erling Holland ka bërë një debutim fantastik me fanellën e Borusia Dortmundit që do e mbajë mendë gjatë kohë, shkruan “infOSport.mk”.

Norvegjezi 19-vjeçar, edhe pse u inkuadrua në lojë vetëm nga bankina, ai arriti të shënojë 3 gola, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të shënojë fitore 5:3 në udhëtim te Ausgburgu.

Dortmundi ishte në disavantazh 1:3 deri në minutën e 59-të, mirëpo me inkuadrimin në lojë të Holland gjërat ndryshuan në të mirë të skuadrës mike.

Super sulmuesi norvegjez i morri gjërat në duart e tij, teksa vetëm pas 183 sekondave të kaluara në fushë me fanellën e Dortmundit gjeti golin e parë, duke ngushtuar epërsinë e vendasve në 2:3, që më pas të shënojë edhe dy gola të tjerë.

Julian Brandt dhe Xhejson Sanço shënuan dy golat tjerë për “milionerët”, ndërkohë për Augsburgun dy gola në këtë përballje realizoi Florian Najderlehner, derisa një tjetër shtoi Marko Rihter, transmeton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore Borusia e Dortmundit u barazua me Bajernin në renditje, të dyja skuadrat me nga 33 pikë, mirëpo me bavarezët që renditen në pozitën e tretë dhe që kanë një ndeshje më pak.

Leave a Reply