FC Shkupi me trajnerin e ri Akin morri edhe fitoren e dytë (VIDEO)

FC Shkupi ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pauzën në kampionatin vendor, teksa sot zhvilloi edhe miqësoren e dytë, duke e mundur ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Bataeh me rezultatin minimal, 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për “bardheblutë” nga Çairi e realizoi kapiteni Muharem Bajrami në pjesën e parë, pasi mori një asist nga Besar Iseni. Kështu FC Shkupi mbyll dy miqësore me dy fitore, pasi të enjten po në stadiumin e Çairit mundën ekipin e ligës së tretë – Perëndim, Besën nga Dobërdolli me rezultat 5:1.

Leave a Reply