Renova: “FFM për disa klube është nënë e për disa njerkë”

Për pakënaqësitë e referimit të Dejan Meçkarovskit në ndeshjen e xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Renovës dhe Vardarit, skuadra nga Xhepçishti ka reaguar sot ndaj Federatës së futbollit të Maqedonisë.

“FFM për disa klube është nënë e për disa njerkë. Në momentin kur skuadra arriti të regjistrojë seri të rezultateve të mira dhe u ngjit më lartë në renditjen tabelare, shumë personave që janë brenda strukturës së federatës po i’u pengon dhe të njejtit në çfarë do llojë mënyrë po mundohen t’i ndalin sukseset tona përmes arbitrave dhe kontrollorëve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Renovës.

Sipas Renovës, në ndeshjen e djeshme Vardari ka qenë i favorizuar nga arbitri kryesor Dejan Jakimovski, me këtë të fundit që iu mohoi edhe dy penallti në pjesën e dytë. “Gjipspunuesit” në fund të reagimit kanë theksuar se kjo nuk ka të bëjë me Vardarin, duke respektuar nivelin e tyre që kanë për momentin dhe që jo rastësisht luajnë në grupet e Liga Evropës, mirëpo nuk mund të heshtin në të ardhmen për padrejtësitë e vazhdueshme për të cilat vazhdimisht do të reagojnë publikisht.

Kujtojmë që ndeshja Renova-Vardari është mbyllur me rezultat 2:5 në favor të shkupjanëve.

Leave a Reply